Futboll

Shaqiri, i lumtur me fitoren dhe reagimin e skuadrës

Xherdan Shaqiri u ka mbyllur gojën edhe kritikëve me ndeshjet që ka zhvilluar deri më tani

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, po shkëlqen te skuadra e Liverpoolit në Angli.

Goli i fundit ndaj Bunleyt, ishte i treti këtë sezon. “Të Kuqtë” fituan 3:1, edhe pse ishin duke humbur. Kjo i pëlqen shumë futbollistit shqiptar. Ai flet edhe çka i tha trajneri Jurgen Klopp pas pjesës së parë.

“Ai na tha se duhet të luftojmë më shumë dhe të kemi më shumë besim. Nuk ishim perfekt në mbajtjen e topit, por në pjesën e dytë kemi luajtur më mirë, kemi menaxhuar lojën dhe shënuam tre gola”, është shprehur ylli shqiptar, shkruan albinfo.ch.

“Duhet të jemi më të guximshëm në këso ndeshjes. Pasi pranuam golin, ishim të qetë dhe kërkuam fitoren. Ishin tre pikë shumë të rëndësishme”, shtoi futbollisti shqiptar.

“Ishte ndeshje shumë e rëndësishme dhe kjo u jep besim shumë lojtarëve. Kemi luajtur shumë mirë në pjesë e dytë dhe ishte e rëndësishme të menaxhosh lojën, të marrësh topin, të kesh besim dhe të presësh për shanset, si dhe të jesh cinik para golit, dhe ne e kemi bërë këtë”, shprehet Shaqiri, shkruan ‘Goal.com’.