Sport
Shaqiri merr pushim nga klubi, që të luajë për Zvicrën
Xherdan Shaqiri nuk ka rrezikuar të luajë ndaj Chelseat dhe pritet të jetë në shërbim të ekipit të Zvicrës ndaj Letonisë, e më pas të jetë plotësisht i gatshëm për skuadrën e Stoke Cityt
Ku është Xherdan Shaqiri? Të gjithë në Stoke po pyesin. Ai pritej që të luante kundër Chelseat, megjithatë, skuadra angleze nuk kadashur të rrezikojë, shkruan ‘stokesentinel.co.uk’.
Futbollisti shqiptar nuk ka luajtur që nga 21 janari kundër Manchester United dhe ka dashur të luajë ndaj liderit, por është zbuluar një lëndim tjetër i tij, përcjell albinfo.ch.
Ndihmës trajneri Mark Bowen ka thënë se ai është trajnuar veçantë për këtë ndeshje, por nuk kanë dashur të rrezikojnë. Ai ka shtuar se Shaqiri është lënë i lirë për t’u stërvitur me Zvicrën e të ketë 90 minuta në këmbë dhe më pastaj të rikthehet në skuadrën angleze.
Bowen ka shtuar se po të luante të shtunën do të ishte rrezik i madh. Sidoqoftë, ata po e presin Shaqirin në ndeshjet e mbetura të kampionatit anglez.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












