Futboll

Shaqiri mund të hyjë në histori me Liverpoolin

Liverpooli është duke kërkuar me ngulm titullin e parë pas 29 vitesh dhe nuk do të dorëzohet deri në përballjen e fundit.

Në fakt, Liverpooli është në vendin e parë me dy pikë më shumë se Manchester City, që sot do të luajë kundër Leicester Cityt, shkruan albinfo.ch.

Nëse shpallet Liverpooli kampion sigurisht se një meritë ka edhe Shaqiri, autor i gjashtë golave.

Shaqiri asistoi edhe në ndeshjen e fundit, ku hyri nga banka rezervë. “Ajo që bënë këtu lojtarët ishte e pabesueshme. Goli vendimtar erdhi nga Shaqiri dhe Divock Origi, pra çfarë mund të them?”, u shpreh trajneri gjerman Jurgen Klopp pas fitores 3:2 kundër Newcaste United.

Shaqiri në vitin 2019 ka pasur shumë minuta, dhe për këtë shpesh është kritikuar Jurgen Klopp.

Liverpooli të martën e pret Barcelonën në ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve. Nëse Mohamed Salah nuk rikthehet nga lëndimi, atëherë, do të ketë rast për Shaqirin.