Futboll
Shaqiri në prag të titullit “kampion bote” me Baselin
Shaqiri gati për përballjen vendimtare në Ligën e Evropës
Xherdan Shaqiri ka mundësinë të bëhet “kampion bote” jozyrtar të enjten mbrëma me skuadrën e Baselit, në një përballje të rëndësishme ndaj Aston Villas, përcjell albinfo.ch.
Baseli do të ndeshet me klubin anglez të enjten nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës së Evropës. Sipas mediumit zviceran “Blick”, një fitore e skuadrës zvicerane do t’i siguronte Baselit titullin simbolik të “kampionit të botës”.
Para sfidës, Shaqiri ka shprehur entuziazmin për përballjen me një ekip anglez:
“Aston Villa ka treguar formë të mirë së fundmi. Mezi pres këtë ndeshje sepse kam mundësinë të luaj sërish kundër një ekipi anglez. Do të jetë një sfidë e vështirë, por ne jemi të fortë në shtëpi dhe mund të mposhtim çdo kundërshtar”, ka deklaruar ai.
Aktualisht, titulli jozyrtar mbahet nga Aston Villa, pasi Emiliano Buendía shënoi golin e fitores në minutën e 95-të në triumfin 2-1 ndaj Arsenalit fundjavën e kaluar. Megjithatë, kjo situatë mund të ndryshojë pas sfidës së së enjtes.
Historia e këtij titulli të veçantë nis rreth 20 vjet më parë, kur një tifoz britanik krijoi platformën “Stevesfootballstats”, e cila ndjek ndeshjet që përcaktojnë kalimin e këtij “kurori” simbolik.
Sipas rregullit të këtij koncepti, çdo skuadër që e mposht kampionin aktual në një ndeshje zyrtare e fiton titullin. Ndërkohë, në nivel përfaqësuesesh, këtë titull formal aktualisht e mban Kosova.
E-Diaspora
-
Ansambli “Vatra” shënon 17 Shkurtin me promovim libri dhe koncert Promovohet libri “Unë, bija jote, Atdhe” i autores Amina Nuraj, shqiptare nga Sanxhaku. Pas promovimit vjen... -
Kosova, një shtet i ri, por me zgjidhje të mëdha -
Gjenevë
Rame Dardania rikthehet në Gjenevë me ekspozitën “Les émotions” -
Kurti pret nxënësit fitues të 16 medaljeve në Olimpiadën NEO në SHBA -
Finlandë
Vetëm 19 vjeçe, Hana Orllati magjeps jurinë e The Voice of Finland
Jeta në Zvicër
-
A është sauna e mirë për shëndetin tuaj? Saunat po përjetojnë një rritje të madhe në Zvicrën frëngjishtfolëse, ku po hapen shumë objekte të... -
Pula, mishi më i preferuar i zviceranëve -
Swisscom rrit çmimet e abonimeve private nga prilli -
Vonesa dhe anulime në Aeroportin e Gjenevës për shkak të një defekti teknik -
Mungesa e borës kërcënon punët sezonale në qendrat e skive me lartësi mesatare në Zvicër













