Futboll
Shaqiri nuk është i lumtur
Ylli shqiptar ka pranuar se nuk po kalon në një periudhë të mirë
Xherdan Shaqiri nuk po kalon momente të mira në karrierën e tij. Ai refuzoi të luajë për Zvicrën në shtator, duke u përqendruar te Liverpooli, por as në skuadrën angleze nuk po ka shumë minuta.
Shaqiri u aktivizua në fund ndaj Newcastle United dhe Liverpoolit, përcjell albinfo.ch.
“Nuk është e lehtë për mua, natyrisht se jam i mërzitur”, tha Shaqiri për “Teleclub”, gjatë një bisede me Mladen Petriq.
Sidoqoftë, Shaqiri shtoi se do të punojë për t’u rikthyer në fushë nga fillimi dhe nuk mund t’i kërkojë trajnerit që të luajë në çdo ndeshje.
“Ne kemi një trajner të madh dhe një klub të madh. Është një njësi familjare. Shpresoj se mund ta fitojmë Premierligën pas 30 vjetëve”, u shpreh ndër të tjera Shaqiri.
E-Diaspora
-
Mira Murati mes yjeve, merr pjesë në “Met Gala” Themeluesja e “Thinking Machines” dhe ish-drejtoresha e teknologjisë në OpenAI u shfaq në tapetin e kuq... -
Gjermani
Petrit Rama mbron doktoraturën në Gjermani me notën më të lartë “summa cum laude” në fushën e inteligjencës artificiale -
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih













