Futboll

Shaqiri: Nuk kam frikë nga askush

Mesfushori  shqiptar i Zvicrës dhe Liverpoolit,  Xherdan Shaqiri ka folur për ndeshjen e Ligës së Kampionëve të cilën ekipi i tij do ta luaj pas disa javëve në Beograd kundër Crvena Zvezdës.
Ai ka thënë se nuk  ka arsye që të ketë frik dhe nuk i frikësohet askujt. “Nuk kam frikë fare. Kam lexuar atë që është shkruar. Por unë po shkoj atje për të luajtur futboll. Unë nuk kam frikë nga askush”, ka thënë Shaqiri për Blic.ch duke iu kundër përgjigjur kështu presidentit të Crvena Zvezdës, Zvezdan Terziq.

Ai pati thënë se Shaqiri do të jetë në një presion të jashtëzakonshëm kur të udhëtojë me Liverpoolin në Beograd.

Shaqiri është bërë i urryer tek serbët pasi në kampionatin botëror shënoi golin e fitores  në minutat e fundit në ndeshjen Zvicër-Serbi dhe festoi me shqiponjë.