Futboll

Shaqiri nuk luan në fitoren e Liverpoolit

Një javë pasi u shpall hero i skuadrës së Liverpoolit me dy golat e realizuar në derbin më të madh në Angli, Xherdan Shaqiri nuk është futur fare në ndeshjen të cilën skuadra e tij e fitoi në udhëtim tek Wolves me rezultat 2:0.

Këtë ndeshje në garën për titullin e kampionit Liverpooli e fitoi me golat e Salah dhe Van Dijk, shkruan albinfo.ch

Shaqiri ishte rezervist në këtë takim por nuk u inkuadrua edhe pse pas ndeshje me Unitedin u krijua përshtypja se ai do të kthehej në 11-shën e parë të skuadrës