Sport
Shaqiri “përfundimisht” në Bayern?
Duke qenë Shaqiri ende me FC Basel-in, Bajerni mund ta angazhojë atë në rast se ndonjëri nga yjet si Robben ose Ribery do të lëndoheshin
Kësaj here duket të jetë diçka vërtetë serioze! Kështu së paku shkruan gazeta Blick në portalin e vet, lidhur me pëshpëritjet më të reja për angazhimin e Xherdan Shaqirit në një skuadër të madhe evropiane.
Këtë radhë, gazeta beson se e posedon të vërtetën përfundimtare: “Po, Shaqirin po provon, kësaj here seriozisht, ta blejë FC Bayerni i madh”. Sipas burimeve të sigurta që thotë se i ka, Blick pohon se Hermann Gerland, bashkëtrajneri kryesor i Bayernit, të dielën e kaluar ka qëndruar personalisht në Bazel dhe ka shikuar me interesim të madh ndeshjen e FC Basel-it kundër Xamax-it.
Se kujt ia kishte vënë syrin “mësiti” nga Bayerni, është jashtë çdo dyshimi: “xhuxhit magjik të FC Basel-it, Xherdan Shaqirit”. Më tutje Blick merr vesh nga burime gjermane se Bayerni tashmë ka konkretizuar synimet rreth Shaqirit dhe është duke zhvilluar biseda sekrete lidhur me të.
Ndërkohë Blick ka ballafaquar zëvendëspresidentin e FC Basel Bernhard Heusler me “zbulimet” e veta. Ky i fundit thotë se negociata konkrete lidhur me Shaqirin nuk janë duke u zhvilluar. Por, ka shtuar Heusler, “ka kontakte në mes të klubeve në nivele të ndryshme rreth temave të ndryshme. Ne e dimë se në ndeshjen tonë me Xamax-in ka pasur përfaqësues të FC Bayern-it në stadium. Mirëpo, edhe nëse do të ketë pasur bisedime, ne nuk i komentojmë ato”.
Bavarezët e duan Shaqirin, jo për ta angazhuar menjëherë por për sezonin 2012-2013. Në një rast të tillë, vazhdon Blick, Bayerni do ta nënshkruante kontratën tash, duke e lejuar të luante edhe një vit Shaqirin për FC Baselin. Varianti tjetër është që ta marrë atë në obligime prej tash por pastaj ta huazojë për një vit në skuadrën ku ai vazhdon të luajë, në FC Basel pra.
Ky variant, sipas gazetës, është me më shumë përfitime për Shaq-in në ndehjet ndërkombëtare. Në këte rast ai do të shfrytëzonte përparësinë që FC Basel tashmë ka siguruar kualifikimin për Ligën e kampionëve ndërkohë që FC Bayern ende nuk e ka bërë këtë.
Dhe, duke qenë Shaqiri ende me FC Basel-in, Bajerni mund ta angazhojë atë në çdo kohë, në rast se ndonjëri nga yjet si Robben ose Ribery do të lëndoheshin.
Ajo që mbetet e panjohur është shuma për të cilën mund të “blihet” Shaqiri. Baseli nuk do ta lëshonte atë për më pak se 10 milionë euro, edhe për faktin se kontratën me Shaqirin e ka deri në vitin 2014.
Një shumë e tillë, komenton Blick, nuk do të përbënte fare problem për një klub të madh si Bayerni.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane












