Futboll

Shaqiri rikthehet nga lëndimi

Xherdan Shaqiri i është bashkuar skuadrës pas lëndimit me Zvicrën, derisa shprehet i gatshëm për edicionin e ri

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri më në fund është rikthyer nga lëndimi.

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri pësoi një lëndim me Zvicrën në fillim të verës dhe humbi turneun e Liverpoolit në Amerikë, përcjell albinfo.ch.

“Jam i lumtur që më në fund u ktheva. Kam pasur një dëmtim me ekipin tim kombëtar, kështu që bëra rehabilitim në Melëood, derisa ekipi ishte në Amerikë”, është shprehur Shaqiri.

“Është gjithmonë mirë të shohësh përsëri djelmoshat. Ata ishin në Amerikë, disa nga djemtë qëndruan në Melëood, por tani jemi të gjithë së bashku dhe mund të shihni se të gjithë janë duke buzëqeshur, duke qeshur. Është shumë e rëndësishme të jemi bashkë dhe të shfrytëzojmë rastin tonë këtë sezon për të arritur shumë gjëra të mira”, theksoi ylli shqiptar për faqen zyrtare të klubit.