Sport

Shaqiri shpërndan dhurata për fëmijët në spital

Liverpooli është një nga skuadrat më të famshme në Angli dhe në Evropë. Ata janë një shembull në fushë, por edhe jashtë.

Skuadra angleze ka bërë një gjest të mirë, duke vizituar fëmijët në spitalin e Liverpoolit, Alder Hey, përcjell albinfo.ch.

Në mesin e shumë lojtarëve, ishte edhe futbollisti Xherdan Shaqiri, si dhe trajneri Jurgen Klopp.

Gjesti është pritur shumë mirë nga fëmijët, por edhe mediat dhe tifozët.

Shaqiri, Salah, Alisson, Mane e Firmino kanë shpërndarë dhurata, kanë dhuruar autografe, si dhe kanë bërë fotografi me fëmijët e pranishëm në spital.