Lajme
SHBA e Britania dënojnë sulmet kibernetike ruse kundër Lojërave Olimpike
Britania dhe Shtetet e Bashkuara kanë dënuar të hënën ato që kanë thënë se kanë qenë sulme të dëmshme kibernetike, të orkestruara nga inteligjenca ushtarake ruse, duke përfshirë përpjekjet për të penguar Lojërat Olimpike dhe ato Paraolimpike në Tokio.
Zyrtarët britanikë dhe ata amerikanë kanë thënë se sulmet janë kryer nga njësiti 74455 i Agjencisë ruse të Inteligjencës Ushtarake (GRU), e njohur edhe si Qendra kryesore për teknologji speciale, shkruan rel, përcjell Albinfo.ch.
Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë të hënën se gjashtë anëtarë të këtij njësiti kanë luajtur rol kyç në sulmet ndaj shënjestrave që përfshijnë Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike dhe zgjedhjet franceze të vitit 2017.
Në padinë e këtij Departamenti janë përfshirë katër vjet të aktivitetit të dëmshëm, përkatësisht periudha 2015-2019.
Zyra britanike ka thënë se hakerët e GRU-së kanë kryer operacione “të zbulimit kibernetik” kundër organizatorëve të Lojërave Olimpike të vitit 2020, të cilat ishte planifikuar të mbaheshin këtë vit, mirëpo janë shtyrë për shkak të pandemisë me koronavirus.
Zyrtarët nuk kanë ofruar të dhëna specifike për sulmet apo nëse kanë qenë të suksesshme, mirëpo ka thënë se kanë shënjestruar organizatorët e Lojërave, ofruesit e logjistikës dhe sponsorët.
Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, ka thënë: “Veprimet e GRU-së kundër Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike janë cinike. Ne i dënojmë ato në shkallën më të lartë”.
Zëvendësdrejtori i Byrosë Federale të Hetimeve ka thënë: “FBI-ja ka përsëritur vazhdimisht se Rusia është kundërshtare kibernetike e aftë dhe informacioni i publikuar në këtë padi ilustron sa shkatërruese janë në të vërtetë aktivitetet kibernetike të Rusisë”.
Rusisë i ishte ndaluar pjesëmarrja në ngjarjet kryesore botërore të sportit për katër vjet në muajin dhjetor për shkak të veprimeve të lidhura me dopingun, duke përfshirë edhe Lojërat në Tokio.
Britania dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë të hënën se hakerët rusë kanë qenë të përfshirë edhe në sulme tjera, sikurse hakimin e ceremonisë hapëse në Lojërave Olimike Dimërore që janë mbajtur në Korenë Jugore më 2018.
Përmes këtyre veprimeve janë komprometuar qindra kompjuterë, kanë rënë qasje në internet dhe janë penguar transmetimet në kohë reale.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














