Lajme
SHBA e shpall Linë e majmunit emergjencë kombëtare
Administrata Biden shpalli shpërthimin e lisë së majmunëve një emergjencë kombëtare të shëndetit publik, në një përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të përshpejtuar përpjekjet për ta luftuar atë.
“Ne jemi të përgatitur për të çuar përgjigjen tonë në nivelin tjetër në përballjen me këtë virus dhe i bëjmë thirrje çdo amerikani që ta marrë seriozisht linë e majmunëve dhe të marrë përgjegjësinë për të na ndihmuar të trajtojmë këtë virus”, tha Xavier Becerra, sekretari i Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimet Njerëzore.
Masa, e cila ka qenë në shqyrtim prej disa javësh, synon të përshpejtojë trajtimet dhe vaksinat e mundshme, të cilat sipas deklaratës, nuk do të duhet të kalojnë më nëpër rishikimet e zakonshme federale.
Urdhri gjithashtu do t’i lejojë qeverisë më shumë fleksibilitet për të administruar furnizimin aktual të vaksinave.
Aktualisht, qeveria ka mungesë të furnizimit me stokun e saj të ”Jyennos”, e vetmja vaksinë kundër lisë së majmunit e miratuar aktualisht nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave.
Megjithëse zyrtarët kanë thënë se rreth 1,6 milionë amerikanë janë në rrezik të lartë nga lija e majmunëve, SHBA ka vetëm doza të mjaftueshme të ”Jyennos” për të vaksinuar plotësisht 550 000 individë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli linë e majmunëve një emergjencë globale të shëndetit publik më 23 korrik./Dpa
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti











