Lajme
SHBA-ja heq regjimin e vizave për Kroacinë
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken propozoi që Kroacia të hyjë në programin e regjimit pa viza me Shtetet e Bashkuara.
Siç shpjegoi ai në një mesazh në Twitter, udhëtimi pa viza për qytetarët kroatë, u bë pas “përparimit të madh të kroatëve për të përmbushur standardet strikte për vendet pjesëmarrëse në program”, transmeton Albinfo.ch.
“Sot, unë nominova Kroacinë që t’i bashkohet Programit të Heqjes së Vizave. Ky është hap drejt një regjimi pa viza dhe është shenjë e përparimit të jashtëzakonshëm të Kroacisë në përmbushjen e standardeve strikte për vendet pjesëmarrëse”, shkroi Blinken në Twitter.
Blinken shtoi se mezi po priste marrëdhënie edhe më të forta mes Shteteve të Bashkuara dhe Kroacisë, transmeton Telegrafi.
Duke reaguar ndaj njoftimit të Blinkenit, kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq tha se qytetarët kroatë të cilët do të jenë në gjendje të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pa pengesa do të përfitojnë më shumë nga heqja e vizave./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër












