Bota
SHBA kalon Rusinë me furnizimin me gaz në Evropë
Gjatë gjashtë muajve të fundit, çmimet evropiane të gazit me shumicë janë trefishuar

Pushtimi rus i Ukrainës ka ridrejtuar dërgesat e energjisë në mbarë botën dhe një nga rezultatet është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë po dërgojnë më shumë gaz në Evropë se sa Rusia nëpërmjet gazsjellësit, sipas të dhënave të publikuara nga Uall Street Journal.
Që nga viti 1967, tubacionet e Gazprom-it në Siberinë Perëndimore dhe gadishullin Yamal kanë dërguar sasi të mëdha gazi në Evropë, por ky precedent është përmbysur muajt e fundit, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Në korrik, gazi natyror i lëngshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përbënte 13% të furnizimit total në Evropë, krahasuar me 10% nga tubacionet ruse. Tubacionet nga Norvegjia ishin burimi kryesor i gazit në kontinent, ndërsa burime të tjera përfshijnë tubacionet e Afrikës së Veriut dhe furnizimet me gaz natyror të lëngshëm nga Katari, si dhe prodhimin vendas.
Gjatë gjashtë muajve të fundit, çmimet evropiane të gazit me shumicë janë trefishuar pasi Moska vazhdon të reduktojë flukset e gazit natyror. Gazprom duke përmendur çështje teknike, reduktoi furnizimet e gazit natyror nëpërmjet Nord Stream 1 në Gjermani në 20% nga 40%.
Me konfliktin në Ukrainë që nuk tregon shenja lehtësimi, Bashkimi Evropian po përballet me një krizë historike energjetike, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërhyrë si një furnizues emergjent i energjisë.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Vendimi i Gjykatës Federale për Vizën C të kosovarit, tani vlen për gjithë Zvicrën Procedura para Gjykatës Federale kishte të bënte me një kosovar, i cili kishte ardhur në Zvicër...
-
LAPSH dhe Zyra e Avokatëve Zviceranë LENZ & STAEHELIN nga Gjeneva dhuruan donacion për sektorin e arsimit në Lipjan
-
Afër 4 orë, vazhdojnë pritjet e gjata në dalje të Kosovës
-
Mediat britanike: Bandat shqiptare po kontrollojnë trafikun e emigrantëve drejt Anglisë
-
Pritje të gjata deri në mbi 3 orë në dalje të pikës Merdarë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët e gjermanët rrisin shpresat për vaksinën e hundës kundër koronavirusit Ideja është të futet imunitet në pikën ku virusi sulmon - mukozën e hundës....
-
Anulohet Panairi Ndërkombëtar i veturave në Gjenevë, i paraparë në shkurtin 2023
-
Sa e mundshme është një tjetër valë Covid këtë vjeshtë në Zvicër
-
Vendimi i Gjykatës Federale për Vizën C të kosovarit, tani vlen për gjithë Zvicrën
-
Hipotekat zvicerane po bëhen sërish dukshëm më të lira