Lajme
SHBA: Marrëveshja e Ohrit të jetë prioritet në Maqedoni
Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan, Tomas Kantrimen inkurajoi Qeverinë e Maqedonisë që të përcaktojë si prioritet të saj përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike, ashtu që të zbatojë dispozitat dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit.
Zyrtari i lartë i SHBA-ve këtë e deklaroi ndër të tjera në seancën e Komisionit të Helsnikit të Kongresit Amerikan kushtuar zhvillimeve në Ballkan, njofton agjencia e lajmeve INA. Ai nënvizoi se SHBA-të vazhdojnë të mbështesin Maqedoninë për anëtarësimin e saj në NATO dhe BE, që është pjesë e përpjekjeve për promovimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.
Kantrimen foli se Maqedonia i ka plotësuar gati të gjitha standardet teknike të vëna nga BE dhe se Komisioni Evropian ka rekomanduar çeljen e negociatave për anëtarësim.
E-Diaspora
-
Gjenevë: Organizohen aktivitete përkujtimore për Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë, Konsullata e Përgjithshme e Republikës... -
Baks Bay, projekti me i madh turistik në Shqipëri prezantohet ne Expo Real Kosova: Vizitoni stendën dhe zbuloni mundësitë e investimit -
Përfundon shpërndarja e teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë në diasporë -
Gjilani mirëpret mërgatën me tetë ditë aktivitete kulturore dhe artistike -
Gjermani: Procedim penal për dy shtetas të Kosovës që qëndronin ilegalisht në vend
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Organizohen aktivitete përkujtimore për Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë, Konsullata e Përgjithshme e Republikës... -
Zjarret në jugperëndim të Francës detyrojnë evakuimin e rreth 20 mijë personave -
Ndryshimi i klimës po sjell modele të reja reshjesh në Zvicër. -
Qytetet zvicerane kërkojnë zgjidhje për kaosin me skuterët elektrikë me qira -
Apartamentet luksoze në katet e fundit po humbasin popullaritetin në Zvicër













