Lajme
SHBA miraton testin e antitrupave të Roche-s, tregon nëse keni pasur virus
Administrata e Ushqimit dhe Barnave e Sh.B.A. (FDA) ka dhënë miratimin e urgjencës për përdorimin e testit serologjik të zhvilluar nga gjigandi farmaceutik zviceran Roche, njoftoi kompania të dielën
Testi është krijuar për të përcaktuar nëse një person është ekspozuar ndaj koronavirusit të ri dhe ka zhvilluar antitrupa kundër sëmundjes.
Firma me bazë në Bazel thotë se testi i saj Elecsys Anti-SARS-CoV-2 ka një normë specifike prej 99.8% – gjë që ul mundësinë e pozitave false – dhe zbulon antitrupa me ndjeshmëri 100%, përcjell albinfo.ch.
Roche ka filluar dërgimin e provës së re në laboratorët në të gjithë botën dhe thotë se planifikon të rrisë prodhimin në “miliona shifra të larta në muaj” për të furnizuar vendet që pranojnë shenjën CE, si dhe SHBA.
Shkencëtarët në të gjithë botën janë në një garë për të zhvilluar teste serologjike, pasi rezultatet mund të ndihmojnë politikë-bërësit të kuptojnë më mirë sëmundjen, të përcaktojnë se kush mund të ketë pasur virusin dhe kush mund të ketë imunitet, dhe cilat masa mund të jenë ende të nevojshme për të luftuar pandeminë, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë Edicioni i dytë i Marshit për Drejtësi mbahet më 30 gusht në Gjenevë, në Ditën Ndërkombëtare... -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Të paktën 15 persona janë mbytur brenda një muaji në liqenet dhe lumenjtë e Zvicrës Të paktën 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes në Zvicër gjatë muajit të... -
Zvicër: Rikthehet debati për nënat surrogate -
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë -
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor













