Lajme
SHBA, në alarm sigurie pas rrjedhjes së dokumenteve sekrete
Qarkullimi i një sasie të madhe dokumentesh sekrete të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së në disa platforma po shqyrtohet në mënyrë serioze, përfshirë rreziqet e mundshme për sigurinë kombëtare, tha dje në mbrëmje administrata e presidentit Biden.
Dokumentet, të cilat u shfaqën këtë muaj në platformat e medieve sociale si, Twitter dhe Discord, përmbajnë informacione sekrete ushtarake amerikane për Ukrainën, Kinën dhe Lindjen e Mesme, ndër çështje të tjera të ndjeshme.
Departamenti i Mbrojtjes po rishikon çështjen për të përcaktuar çfarëdolloj implikimi të sigurisë kombëtare nga e gjithë kjo, dhe Departamenti i Drejtësisë po udhëheq një hetim penal”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
“Ne po e marrim këtë çështje shumë seriozisht. Nuk ka asnjë justifikim që këto lloj dokumentesh të jenë në domenin publik”, shtoi ai.
Dokumentet e klasifikuara nga agjencitë e shërbimeve sekrete amerikane kanë qarkulluar në internet prej disa javësh, shpesh në kanale pro-ruse, dhe detajet e shërbimeve sekrete rreth luftës në Ukrainë kanë tërhequr një vëmendje të veçantë.
Sipas raporteve të medias amerikane, dokumentet përmbajnë informacion mbi dërgesat e armëve në Ukrainë dhe shqetësimet rreth mungesës së mundshme të municioneve të Kievit.
Ekzistojnë gjithashtu informacione mbi planet e supozuara të NATO-s dhe SHBA-së se si ushtria ukrainase po përgatitet për një ofensivë pranverore për të rimarrë territorin nga Rusia.
Kirby tha se në disa raste dokumentet e postuara në internet ishin ndryshuar nga burimi origjinal i tyre.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens Kompania Stadler Rail ka tërhequr ankesën e saj pranë Gjykatës Administrative Federale kundër vendimit të Hekurudhave... -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin












