Lajme
SHBA ofron 800 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën
Ndihma përfshin armë, municione, transportues të blinduar të personelit dhe helikopterë
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi të mërkurën për një paketë të re ndihme ushtarake prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën.
Njoftimin për ndihmën e re Biden e bëri të ditur pas një telefonate me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, me të cilin bisedoi për të koordinuar dhënien e ndihmës.
“Kjo paketë e re ndihme do të përmbajë nga sistemet e armëve shumë efektive dhe me aftësi të reja të përshtatura për sulmin më të gjerë që presim që Rusia të nisë në Ukrainën lindore”, tha Biden, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Presidenti amerikan, Jor Biden, tha se SHBA do të vazhdojë të punojë me aleatët për të ndihmuar Ukrainën me armë dhe ndihma të tjera.
“Furnizimi i qëndrueshëm me armë që Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët e saj i kanë ofruar Ukrainës ka qenë kritike që frocat ukrainase t’i rezistojnë pushtimit rus”, tha Biden.
Sipas presidentin amerikan, “ndihma ka bërë që pushtimi i presidentit rus, Vladimir Putin, të ngecë.
Biden tha se Rusia synon të pushtojë dhe të kontrollojë Ukrainën.
“Ne nuk mund të ndalemi tani”, shtoi Biden.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













