Kosova
SHBA përforcon mbështetjen ndaj Kosovës në ligjin e mbrojtjes 2026
Kosova përfshihet në dispozita kyçe në draft-ligjin amerikan për autorizimet e mbrojtjes kombëtare për vitin 2026, që pritet të miratohet së shpejti në Kongres. Ligji thekson mbështetjen e SHBA-së për integrimin e Kosovës në NATO dhe Bashkimin Evropian, si dhe për dialogun me Serbinë mbi baza të njohjes reciproke. Ai gjithashtu kundërshton çdo propozim për ndarje ose shkëmbim territoresh mbi baza etnike.
Drafti është pjesë e strategjisë amerikane për të rritur stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin demokratik në rajon.
Faton Bislimi, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës dhe aktivist për të drejtat e shqiptarëve në SHBA, njoftoi se qëndrimet e SHBA-së ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor janë kodifikuar në Ligjin për Autorizimet e Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal 2026. Ligji, i konsideruar ndër më të rëndësishmit në SHBA, tashmë ka marrë miratimin e Senatit dhe është në fazën përfundimtare për aprovim në Kongres. Pas miratimit nga Dhoma e Përfaqësuesve, ligji do t’i dërgohet presidentit amerikan për dekretim.
Drafti përfshin rreth 3 mijë faqe dhe trajton çështje të ndryshme të sigurisë kombëtare të SHBA-së, duke përfshirë pajisjet dhe prokurimin e tyre, pagat e ushtarëve, strategjitë mbrojtëse dhe buxhetin. Një seksion i veçantë kodifikon politikën amerikane për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën.
Sipas ligjit, SHBA do të mbështesë integrimin e Kosovës dhe vendeve të rajonit në NATO dhe BE, dialogun Kosovë-Serbi mbi baza njohjeje reciproke dhe do të kundërshtojë çdo ide për ndarje apo shkëmbim territoresh mbi baza etnike. Ligji synon gjithashtu të nxisë zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe të përforcojë dialogun strategjik dhe iniciativat ekonomike në rajon.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin...
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër











