Lajme
SHBA përgatitet për vaksinat e para COVID-19
Ndërkohë që vaksina të tjera paralajmërohen se do të prodhohen së shpejti, duke i dhënë shpresë botës se fundi i pandemisë mund të jetë jo i largët
Miratimi i SHBA-së për shpërndarjen e një vaksine të prodhuar nga Pfizer dhe partneri gjerman BioNTech mund të vijë edhe më shpejt se 11 dhjetor, tha për shfaqjet televizive të lajmeve Dr. Moncef Slaoui, këshilltari kryesor shkencor për “Operacionin Warp Speed”.
“Brenda 24 orësh nga miratimi, vaksina do të lëvizë dhe do të vendoset në zonat ku secili shtet do t’i ketë treguar dozat e vaksinës”, tha Slaoui për NBC.
“Kështu që unë do të prisja, ndoshta në ditën e dytë pas miratimit, më 11 ose 12 dhjetor, shpresojmë që njerëzit e parë do të ‘imunizohen’ në gjithë Shtetet e Bashkuara”, tha ai.
Pfizer thotë se vaksina e saj ishte 95% efektive kundër infeksionit nga virusi i frymëmarrjes shumë ngjitës. Kompanitë e tjera farmaceutike që përparojnë drejt një vaksine përfshijnë Moderna Inc, e cila pritet të kërkojë miratim të veçantë më vonë në dhjetor. Përparimi i fundit erdhi të hënën, pasi kompania britanike AstraZeneca tha se vaksina e saj mund të jetë 90% efektive pa ndonjë efekt anësor serioz, duke i dhënë botës një mjet tjetër të rëndësishëm kundër pandemisë dhe një që është potencialisht më e lirë për t’u bërë, më e lehtë për t’u shpërndarë, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit Ndjenja e sigurisë së qytetarëve zviceranë gjatë udhëtimeve jashtë vendit ka rënë ndjeshëm, sipas një studimi... -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër -
Rruga mbi kalimin Gotthard hapet këtë të premte pas mbylljes dimërore -
“Rregulli i 30%” për qiranë mbetet standard në Zvicër, por jo ligj














