Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Ambasadori i Kosovës në Gjermani i nderuar me pjesëmarrjen në pritjen tradicionale për Vitin e Ri Faruk Ajeti është shprehur shumë i nderuar me këtë pjesëmarrje, ngjarje që u organizua nga Presidenti... -
Spanjë: Goditet grup kriminal shqiptar që grabiste vila luksoze në Costa del Sol -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Londër
Londër: Performancë e jashtëzakonshme e Ermonela Jahos në “La Traviata” -
Cyrih
Lexim letrar me Shqipe Sylejmanin dhe Fatbardh Kqikun në Literaturhaus Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Spitali i Friburgut shtyn operacionet jo urgjente Në dritën e shtretërve të disponueshëm dhe mandatit për të siguruar kujdesin emergjent, grupi i spitaleve... -
Swiss dhe Edelweiss ashpërsojnë rregullat për power bank në kabinë -
Aeroporti i Cyrihut me rekord udhëtarësh -
Zvicra miraton mandatin përfundimtar negociues mbi tarifat doganore me SHBA-në -
Kantoni zviceran ndalon piroteknikën në ambiente të mbyllura











