Lajme
SHBA-ja lehtëson kufizimet e udhëtimit për të huajt
Raportet e fundit nga mediat amerikane thonë se SHBA-ja planifikon të lehtësojë kufizimet e udhëtimit për të gjithë vizitorët e huaj plotësisht të vaksinuar, duke filluar nga nëntori, tha Shtëpia e Bardhë, duke lehtësuar kështu një pjesë të ndalimeve që kishin filluar të shkaktonin irritim në Evropë, sipas CNN.
”Rregullat e reja do të kërkojnë që të gjithë shtetasit e huaj që mbërrijnë në SHBA të tregojnë prova se janë vaksinuar plotësisht”, tha koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për Covid-19, Jeff Zients.
Po ashtu ai tha se rregullat e reja do të hyjnë në fuqi në fillim të nëntorit, një afat kohor që do t’u japë agjencive dhe linjave ajrore kohë për t’u përgatitur. Heqja e kufizimeve të përgjithshme për udhëtimet në Shtetet e Bashkuara nga vende të caktuara do të vijë si një lajm i mirëpritur për mijëra shtetas të huaj me familje në SHBA, të cilët kanë qenë të ndarë për pothuajse gjatë gjithë pandemisë.
Ndalimet e udhëtimit në SHBA u vendosën për herë të parë në ditët e para të pandemisë, kur ish-presidenti Donald Trump kufizoi udhëtimet nga Kina, në janar 2020.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë














