Lajme
SHBA planifikon t’u kërkojë udhëtarëve të huaj dëshmi të vaksinimit
Shtetet e Bashkuara do të mund t’iu kërkojnë pothuajse të gjithë vizitorëve të huaj që të vaksinohen plotësisht, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Zyrtari i paidentifikuar u ka thënë disa agjencive të lajmeve se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, u ka kërkuar disa grupeve që të krijojnë një rihapje me faza për vizitorët ndërkombëtarë, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Megjithatë, asnjë afat kohor nuk është dhënë ende.
Shtetet e Bashkuara janë përballur me rritje të numrit të të infektuarve, sidomos në mesin e të pavaksinuarve, teksa përhapet varianti Delta i këtij virusi.
Masat aktuale kundër koronavirusit ua pamundësojnë shumicës së udhëtarëve që të hyjnë në SHBA.
Raundi i parë i kufizimeve në udhëtim ka nisur të zbatohet ndaj Kinës në janar të vitit 2020.
Prej atëherë, SHBA-ja ka vendosur ndalesë për shtetasit joamerikanë, që kanë vizituar së fundmi, Mbretërinë e Bashkuar, bllokun e vendeve të zonës Shengen në Evropë, Brazilin, Irlandën, Indinë, Iranin dhe Afrikën Jugore.
Ata që mund të hyjnë në SHBA duhet të tregojnë dëshmi të një testi negativ për koronavirus, jo më të vjetër se tri ditë para udhëtimit.
Javën e kaluar, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të zbatojnë “kufizimet ekzistuese” për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, pavarësisht kundërshtimeve të kompanive ajrore dhe industrisë së turizmit.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër











