Lajme
SHBA propozon rregullin e ri për ndalimin e cigareve me shije
Administrata Amerikane e Shëndetësisë (FDA) ka propozuar rregulla të reja për ndalimin e cigareve me shije dhe mentol.
Ata ju kanë bërë thirrje qytetarëve për komente publike për këtë rregull të ri, të cilat më pas do arrijnë në një vendim përfundimtar.
Cigaret janë të mbushura me një sërë shijesh si portokalli, karafil, kanellë dhe vanilje.
Mentol është një substancë natyrale, e cila përftohet nga vaji i gjethes së mentes përmes distilimit me avull. Ajo mund të merret edhe nga bimë të tjera të cilat mund të prodhohen në laboratorë të ndryshëm.
Sipas Administratës, cigaret me mentol kanë një normë të lartë përdorimi në mesin e afrikano-amerikanëve, veçanërisht të rinjtë. Viti 2019 në SHBA kishte më shumë se 18.5 milionë duhanpirës të cigareve me mentol duke nisur nga mosha 12 e lart.
FDA tha gjithashtu se heqja e mentolit nga cigaret do të ndihmojë në uljen e ndjeshme të numrit të vdekjeve dhe sëmundjeve të shkaktuara nga produktet e djegura të duhanit. Masa synon të reduktojë varësinë ndaj duhanit tek të rinjtë dhe të rrisë numrin e duhanpirësve që e lënë duhanin.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe