Kriza në Ukrainë
SHBA-ja refuzon kushtet e Rusisë për negociata
Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, deklaroi se pretendimi i Rusisë se janë në favor të diplomacisë nuk qëndron.
Moska, sipas Blinken, ”i ka lidhur negociatat me kushtin që Kievi të heqë dorë nga tokat që ka humbur dhe se kjo është e pamundur të pranohet”.
Blinken mbajti një konferencë të përbashkët për media pas takimit me sekretarin e Jashtëm britanik, James Cleverly, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Në pyetjen përse Ukrainës nuk i jepen armë dhe raketa më të avancuara, Blinken tha se ata furnizojnë ushtrinë ukrainase me armë që ajo mund t’i përdorë, t’i mbajë dhe t’i mirëmbajë.
Sipas tij, SHBA-ja deri më tani ka siguruar armë dhe municione në vlerë 25 miliardë dollarë për ushtrinë e Ukrainës. “Në ditët e ardhshme do të njoftojmë edhe paketat e reja të ndihmës me armë. Rruga më e lehtë për të përfunduar në mënyrë të përhershme këtë luftë, për të shkuar në diplomaci dhe marrëveshje, është të forcohet dora (e Ukrainës) në fushën e betejës. Ne pikërisht këtë po bëjmë”, tha Blinken.
Duke folur lidhur me akuzat e Moskës ndaj Ukrainës, Perëndimit dhe kryesisht SHBA-së për shmangie nga negociatat, Blinken tha:
“Ka një tregim se rusët prej javësh dhe muajsh kanë kërkuar me insistim dhe duan diplomaci, por që Ukraina dhe ne nuk e duam këtë. Kjo sigurisht që nuk është plotësisht e gabuar. Unë mendoj se është e nevojshme që të dëgjohen fjalët e Putinit në një bisedë kohë më parë me presidentin e Türkiye-s, Erdoğan. Thotë se ‘nuk ka çfarë të negociohet për sa kohë që Ukraina nuk pranon realitetin e ri në terren‘. Pra, me fjalë të tjera, thotë se “nuk ka asgjë për të negociuar për sa kohë që Ukraina nuk pranon dhe nuk miraton se nuk mund t‘i rimarrë tokat që Rusia ka marrë me forcë‘. Kjo është një gjë e pamundur për t’u pranuar”.
Rusia është më e izoluar se kurrë
Sekretari i Jashtëm britanik, Cleverly, në fjalën e tij theksoi se duhet të përgëzohet mbështetja që SHBA-ja ka dhënë për Ukrainën.
“Nuk duhet të harrojmë që Rusia nuk ka qenë kurrë më e izoluar në historinë e saj, ndërsa aleanca Atlantike nuk ka qenë kurrë kaq e bashkuar. Nëse Putin ka besuar se bota do të lodhej në Ukrainë dhe se do të humbiste vullnetin e saj për t’i rezistuar ambicieve të tij, kjo do të ishte një gabim i dytë kolosal për të”, deklaroi Cleverly.
Ai tha se me homologun e tij Blinken kanë diskutuar për luftën Ukrainë-Rusi, ekzekutimin e shtetasit iraniano-britanik dhe ish-zëvendësministrit iranian të Mbrojtjes, Ali Reza Akbari, nga ana e Iranit, shqetësimet për programin bërthamor të Teheranit si dhe furnizimin e Rusisë me mjete ajrore pa pilot.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












