Bota
SHBA: Rikthehet dhe vlerësohet sërish shkrimi i dorës në shkolla
Pasi që shkencëtarët kanë treguar për dobitë njohëse, shkrimi i dorës është duke bërë një rikthim në disa shkolla amerikane me mbështetjen aktive të prindërve, të cilët shqetësohen për nivelin në rënie të nxënësve, njofton albinfo.ch.
Faqja e internetit Quartz tregon se si në shtetin e Luizianës studentët do të kenë përsëri kurse për shkrim me dorë pas miratimit të një ligji. Në total, katërmbëdhjetë shtete të SHBA-së kanë inkuadruar sërish kurse për dorëshkrim në programet shkollore, pas një dekade lundruese për shkak të përparimeve teknologjike. Sepse studiuesit kuptuan se efektiviteti i të mësuarit me kompjuterë mbivlerësohej në masë tepër të madhe, raporton albinfo.ch. Ata kanë konstatuar se nxënësit tregojnë gjithnjë e më shumë kufizime kur nuk dinë të shkruajnë mirë me dorë.
“Në epokën e kompjuterëve, miti se nuk do të ketë më nevojë për dorëshkrim mbetet fatkeqësisht i gjallë. Por, kjo nuk është ajo që hulumtimet tona tregojnë. Ne kemi zbuluar se nxënësit, deri në klasën e gjashtë, arrinin të shprehin më shumë ide dhe më shpejt nëse shkruanin me dorë në vend të laptopit”, thotë Virginia Berninger, profesoreshë në Universitetin e Uashingtonit, hulumtimi i së cilës fokusohet në të mësuarit e dorëshkrimit në shkollat publike. Sipas saj, dorëshkrimi përmirëson performancën dhe kapacitetet njohëse të nxënësve dhe lehtëson mësimin e tyre.
Beth Mizell, senatore e Luizianes, e cila ka propozuar këtë ligj, tregon sa shumë befasohet kur sheh studentët e saj që punojnë dhe që janë të paaftë për të deshifruar dokumentet e vjetra të shkruara me dorë.
Kapacitet më i mirë për sintezën
Studimet shkencore tregojnë gjithashtu se fëmijët dhe të rriturit, të cilët marrin shënime me dorë, kanë absorbimin më të mirë dhe kapacitet më të madh për sintezën se ata që i marrin ato në kompjuter.
Ndërsa formimi i çdo germe kërkon lëvizje të ndryshme me stilolaps, ky veprim i trurit nuk ndodh në laptop. Në fakt, stilolapsi i kërkon më shumë punë trurit, gjë që është më e shëndetshme.
“Ne kemi vërejtur se studentët që marrin shënime në laptopë janë ata që kanë marrë rezultatet më të keqija në çështjet konceptuale… Ata që marrin shënime me kompjuterë kanë tendencë të shkruajnë fjalë për fjalë atë që e dëgjojnë, në vend se të marrin informacionin për llogarinë e tyre. Kjo është e dëmshme për të mësuar”, kanë theksuar në vitin 2014 hulumtuesit në Universitetin Princeton në lidhje me një studim mbi këtë temë.
Sipas tyre, shënimet me dorë kërkojnë zgjedhje, sepse ato nuk mund të shkruajnë në ritmin e diktimin. Për këtë arsye ata detyrohen të qëndrojnë të fokusuar për të shkruar vetëm kuptimin e bisedës.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre Qytetet zvicerane gjithashtu dallohen në renditje si vende të favorshme për të marrë banesë me qira... -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss













