Kosova
SHBA-ja uron Pavarësinë e Kosovës, premton përkrahje
“Ne duam të vazhdojmë të ndërtojmë partneritetin tonë dypalësh, bazuar në vlerat dhe prioritetet e përbashkëta, duket ndihmuar Kosovën të hapë rrugën drejt integrimit të mëtejshme të Perëndimit”
Sekretari i SHBA-së, Michael Pompeo, përmes një deklarate të lëshuar për shtyp ka uruar Pavarësinë e Kosovës.
Në deklaratën e tij, Pompeo ka thënë se SHBA-ja mbetën të përkushtuara për të ndihmuar Kosovën që të hapë dyert për një të ardhme prosperuese, përcjell albinfo.ch.
Deklarata e plotë e Sekretarit të SHBA-së, Michael Pompeo:
“Në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe të popullit amerikan, unë e përgëzoj Kosovën derisa po festoni përvjetorin e 11-të si një komb sovran dhe i pavarur. Shtetet e Bashkuara mbetën të përkushtuara për të ndihmuar Kosovën që të hapë dyert për një të ardhme më prosperuese, të qëndrueshme dhe të sigurt në dekadën tuaj të dytë të pavarësisë. Normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve me Serbinë, njohja reciproke si thelbin e saj, do të jetë thelbësore për suksesin e Kosovës.
Sigurimi i këtij vizioni kërkon gjithashtu hapa të vazhdueshëm për të forcuar institucionet tuaja demokratike. Ne duam të vazhdojmë të ndërtojmë partneritetin tonë dypalësh, bazuar në vlerat dhe prioritetet e përbashkëta, duket ndihmuar Kosovën të hapë rrugën drejt integrimit të mëtejshme të Perëndimit. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë lidhjen e fortë midis popullit tonë dhe do të mbështesin hapat e atyre që punojnë për të çliruar potencialin e madh të Kosovës” u shprehë Pompeo.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti















