Lajme
Shefi i Task Forcës Zvicerane: “Numri riprodhues 1.28 është një shenjë alarmi”
"Egger: Tani numri riprodhues është 1.28. Kjo tregon se sa njerëz janë infektuar nga një person i infektuar rishtazi"
Profesori Matthias Egger, i cili është në krye të Task Forcës Federale Shkencore të Zvicrës të ngritur për shkak të pandemisë, shprehet i shqetësuar me rritjen e numrit të infeksioneve të koronës në Zvicër, shkruan sda.ch.
Jo vetëm numri në rritje i rasteve, por edhe numri riprodhues, i cili është një faktor i rëndësishëm në gjendjen aktuale të pandemisë koronare, është sipas tij shkak për shqetësim.
Egger e thotë në mënyrë të thjeshtë e të kuptueshme se çfarë është numri riprodhues: “Tani numri riprodhues është 1.28. Kjo tregon se sa njerëz janë infektuar nga një person i infektuar rishtazi, transmeton albinfo.ch. Dhe tani, me 1.28, ky numër riprodhues është dukshëm më i lartë se 1”.
Numri riprodhues që kalon mbi 1 është një sinjal alarmi, thotë Egger: “Epidemia po përhapet dhe nuk është në vendnumërim”. Kjo është edhe më shqetësuese sepse numri i personave të infektuar rishtas nuk është paraqitur vetëm sot. Sipas Egger, rritja e tanishme e infeksioneve ka ardhur për shkak të hapave të mëparshëm të zbutjes së masave – hapja e kufijve më 15 qershor, për shembull.
Ashtu sikur ministri Federal , Alain Berset, edhe kreu i Task Force Corona i bën thirrje popullatës që të zbatojë në mënyrë rigoroze rregullat e zbatueshme të higjienës, përcjell albinfo.ch. “Lani duart dhe vendosni maska nëse nuk mund të siguroni mbajtjen e distancës prej 1.5 metrash”.
Për fat të mirë, nga pikëpamja shkencore, ka edhe një lajm qetësues, thotë Egger. Edhe pse testime tani janë duke u bërë ëshumë më tepër se më parë, nuk ka rritje proporcionale të rasteve të konfirmuara pozitive”.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku












