Lajme

Shefi imjekëve kantonalë të Zvicrës: Pandemia përfundon në pranverë

Por, Zyra Federale e Shëndetit Publik është më pak optimiste. Ajo pret të shpenzojë 1.5 miliardë CHF vetëm për testet e koronës vitin e ardhshëm

Lukas Engelberger, President i Konferencës Kantonale të Drejtorëve të Shëndetësisë, beson se pandemia mund të përfundojë në pranverën e vitit 2022.

“Jam optimist se mund ta lëmë pas krizën e Corona nga pranvera e ardhshme”, ka thënë ai për “SoontagsZeitung” (gazeta e së dielës).

Megjithatë, ai e ka lidhur këtë pritje me dy kushte, transmeton albinfo.ch. Kushti i parë: Duhet të vazhdojë përparimi i imunizimit të popullatës përmes fushatës së vaksinimit. Kushti i dytë: Të mos  shfaqen mutacione të reja virusesh që janë të rrezikshme.

Por, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) është më pak optimiste, përcjell albinfo.ch. Ajo pret të shpenzojë 1.5 miliardë CHF vetëm për testet e koronës vitin e ardhshëm.

Duke pasur parasysh dimrin që po afrohet, Engelberger ka thënë gjithashtu se përqindja e të vaksinuarve duhet të rritet sa më shpejt që të jetë e mundur. “Ndryshe na presin muaj të vështirë”.