Lajme
Shembja e një çatie i merr jetën 19-vjeçarit shqiptar në Santorini
Një aksident i rëndë në punë i mori jetën një 19-vjeçari shqiptar mesditën e 20 shkurtit në Santorini, përcjell albinfo.ch.
I riu humbi jetën pasi u zu poshtë nga shembja e një çatie, ndërsa po kryente punime ndërtimore në objektin ku punonte në zonën e Imeroviglit, Thira.
Sipas raportimeve të Cyclades24.gr, policia ka arrestuar pronarin e objektit si dhe përgjegjësin e punimeve, ndërkohë që Nëndrejtoria e Policisë së Thirës po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Autoritetet bëjnë me dije se aksidenti nuk ka lidhje me lëkundjet sizmike të fundit në rajon, megjithatë, Prokuroria e Naxosit ka urdhëruar një hetim shtesë mbi rastin.
Burime nga policia konfirmojnë se zona ku po zhvilloheshin punimet nuk bënte pjesë në territorin e ndaluar për ndërtime.
Sidoqoftë, është konstatuar se pronari i objektit nuk dispononte lejen e nevojshme për kryerjen e punimeve ndërtimore.
Hetimet mbi këtë rast tragjik vijojnë, ndërsa ngjarja ka risjellë në vëmendje çështjen e sigurisë në vendet e punës dhe respektimin e rregullave në sektorin e ndërtimit.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit












