Shkurt.ch
Shenja e trafikut për çiklistët, edhe në gjuhën shqipe
Aty shkruan edhe në gjuhën shqipe, arabe, angleze dhe ruse se biçiklistët duhet të kenë kujdes pasi që është rrugë njëkahëshe dhe nuk bën të kalohet nga ana e kundërt
Për të evituar aksidentet e shpeshta që ndodhnin në një rrugicë që çon përmes një lagjeje në një kamp azili, kryetari Greysiger i asamblesë së qytetit Haynichen i përvoli vetë mëngët dhe bashkë me azilkërkuesit bënë një shenjë të re komunikacioni, shkruan mopo24. Përveç në gjermanishte, aty shkruan edhe në gjuhën shqipe, arabe, angleze dhe ruse se biçiklistët duhet të kenë kujdes pasi që është rrugë njëkahëshe dhe nuk bën të kalohet nga ana e kundërt.
Shenja është konstruktuar në kamp së bashku me azilkërkuesit që banojnë aty. «Ajo si e tillë nuk është e normuar por ne duam të kundërshtojmë përshtypjen se po i neglizhojmë shkeljet e refugjatëve dhe po i dënojmë vetëm ato të vendësve», thotë Greysinger.
Dhe, prejse është vendosur shenja, gjendja është dukshëm më e mirë. Shumica e reagimeve janë pozitive ndërsa asnjëherë nuk mund të përjashtohen tërësisht ata pak njerëz që ankohen, thotë Greysinger.
Në fakt, mbishkrimi shqip lë pak për të dëshiruar pasi që, siç mund të shihet në këtë fotografi, ai është përgjysmë në gjuhën angleze. Duket se është rezultat i “google translate”… por sidoqoftë, rëndësi ka që qëllimi ka qenë i mirë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër











