Lifestyle
Shenjat që tregojnë se jeni në një mjedis pune jo të mirë
Gjithkujt mund t’i ketë ndodhur që në një periudhë të caktuar të karrierës ta gjejë veten në një mjedis pune të trishtë që i shkakton ankth e stres. Megjithatë, ka një ndryshim të madh mes një dite, apo jave të keqe dhe një mjedisi afatgjatë toksik në punë.
Por, si ta kuptosh që je në një ambient mbytës në punë? Një grup sociologësh dhe psikologësh britanikë kanë renditur pesë shenja, që jo domosdoshmërisht provojnë këtë.
1. Ndjeheni të viktimizuar, ku për çdo gjë që shkon keq, fajësoheni ju. Ju qortojnë, por nuk ju japin përgjigjen sesi mund korrigjohet situata. Nuk ka një drejtim të qartë dhe e shihni veten duke kryer edhe detyrat që u përkasin të tjerëve.
2. Mungon komunikimi. Mbledhjet ju duken të çorganizuara, ka mungesë përqendrimi dhe pasiguria se çfarë po ndodh në orarin tënd të punës është ndjesia e përgjithshme. Ndjeheni vazhdimisht të lënë jashtë procesit të vendimmarrjes dhe eprorët e tu nuk të dëgjojnë asnjëherë.
3. Keni një ndjesi të vazhdueshme frike kur mendoni se po shkoni në punë. Ky është efekti i një mjedisi toksik në punë, që reflektohet tek të gjithë punonjësit.
4. Për shkak të mungesës së organizimit, e gjeni veten duke punuar me orar të zgjatur, por pavarësisht kësaj, je i neglizhuar, nuk të dëgjojnë dhe të nënvlerësojnë.
5. Nuk ka kufi dhe as respekt për jetën tënde personale dhe eprori juaj mund t’ju telefonojë dhe t’ju kërkojë që të dilni në punë edhe ditën tuaj të pushimit, apo të ktheheni nga leja vjetore para kohe, transmeton EO.
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Të rinjtë zviceranë po përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje psikologjike Studimi tregon se 88% e të rinjve në Zvicër ndihen mirë nga ana psikologjike, por një... -
Zvicra dënon përdorimin e forcës në Lindjen e Mesme -
Referendumi për imigracionin në Zvicër: A do të mund të votojnë të huajt? -
Tragjedia në Kerzers: Në autobus ishin 9 persona, 3 të plagosur -
Rreth 1,000 zviceranë ende të bllokuar në Lindjen e Mesme













