Kosova
Shënohet 27-vjetori i daljes së parë të UÇK-së, zbulohet memoriali në Llaushë
Sot 27 vjet janë bërë që nga dalja në skenë për herë të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Arbër Geci, nxënësi i Halit Gecit, ka folur për historikun e themelimit të UÇK-së dhe daljen e saj publike para popullit shqiptar.
Ai theksoi se pas daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, populli ofroi përkrahje dhe mbështetje të madhe për luftën e saj.
“Historiku i daljes së parë publike të UÇK-së, pas shumë diskutimeve se nga do të sulmoheshin serbët, vendosën pozicionin në Llaushë dhe Rezallë e Re. Siç ishin pajtuar 22 ushtarë të gjithëve të armatosur me vullnet të hekurt, pozicionet në katër pika. Me fluturimin e helikopterit u kuptua që i njëjti erdhi me forcat serbe për të bërë terrenin. Trimat e UÇK-së, me të hyrë në pozita, filluan gjuajtjet në të gjitha drejtimet dhe pas dy orësh, serbët tërhiqen mbrapa. E udhëhequr nga legjendari Adem Jashari, ushtarët e rinj u mblodhën në shtëpinë e mësuesit Sabit Geci. Dhe vendosën të dalin publikisht në skenë dhe të njoftojnë që lufta ka filluar dhe nuk ka kthim mbrapa. I tërë organizimi ishte bërë në detaje, ushtarët kishin marrë detyrën e tyre. Pas daljes në skenë, UÇK-ja fitoi njohje të gjerë dhe mbështetje brenda dhe jashtë popullit shqiptar. Ky memorial duhet të trajtohet si vend i shenjtë”, ka thënë Geci.
Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi kanë qenë të parët që kanë dalë për herë të parë publikisht para popullit shqiptar, si ushtarë të UÇK-së më 28 nëntor të vitit 1997.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














