Kosova
Shërbime të përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë gjatë sezonit turistik
Firmoset Memorandumi i Bashkëpunimit për shërbime të përbashkëta të policimit rrugor në Shqipëri, gjatë sezonit turistik 2025
Në kuadër të sezonit turistik veror dhe fluksit të shtuar të shtetasve dhe mjeteve nga Kosova, u firmos Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Memorandumi u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, si një tjetër dëshmi e bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet dy institucioneve, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Shërbimet e përbashkëta do të kenë si objektiva:
-
parandalimin e shkeljeve dhe aksidenteve rrugore
-
menaxhimin e trafikut në akset kryesore që lidhin të dy shtetet
-
shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e policimit rrugor
Drejtori Proda vlerësoi praninë e kolegëve nga Kosova si një ndihmë të çmuar dhe një simbol krenarie për harmoninë dhe koordinimin mes dy policive, jo vetëm në fushën e sigurisë rrugore, por edhe në luftën e përbashkët kundër krimit dhe paligjshmërisë.
Nga ana e tij, Kolonel Hoxha u shpreh se efektivët e Policisë së Kosovës janë të nderuar për mundësinë që t’u shërbejnë qytetarëve krah kolegëve të Policisë shqiptare dhe se do të angazhohen maksimalisht për përmbushjen e objektivave të këtij memorandumi.
Shërbimet e përbashkëta nisin nga data 1 korrik 2025.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit Hetimet zbuluan se një 17-vjeçar e kishte lënë qenin brenda. Ai do të raportohet në zyrën... -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare -
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës













