Lajme
Shërbime të regjistrimit civil edhe në komunat veriore
Të gjithë qytetarët e këtyre komunave kanë mundësi që të pajisen me dokumente të Republikës së Kosovës: Pasaportë, Letërnjoftim, Patentë-shoferë etj.
Agjencia e Regjistrimit Civil ka filluar ofrimin e shërbimeve për qytetarët e komunave: Zubin Potok, Leposaviç, Zveçan dhe Mitrovicën Veriore
Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, njofton se bazuar në Marrëveshjen e Brukselit, pas përfundimit të gjitha përgatitjeve nga sot më datë 20.12.2016, ka filluar ofrimin e shërbimeve për qytetarët e komunave: Zubin Potok, Leposaviç, Zveçan dhe Mitrovicën Veriore, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Kosovës.
Të gjithë qytetarët e këtyre komunave kanë mundësi që të pajisen me dokumente të Republikës së Kosovës: Pasaportë, Letërnjoftim, Patentë-shoferë, si dhe të bëjnë Regjistrimin e Automjeteve të tyre me targa, bazuar në legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës për pajisje me dokumente dhe regjistrim të automjeteve.
Agjencia e Regjistrimit Civil, mirëpret të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për pajisje me dokumente dhe regjistrim të automjeteve
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













