Bota
Shërbimi gjerman i inteligjencës zbuloi në mesin e tyre një islamist të dyshuar
Agjencia gjermane e Inteligjencës për Mbrojtjen e Kushtetutës, Bundesverfassungsschutz (BFV), ka zbuluar dhe ka arrestuar në radhët e tyre një shtetas gjerman, i cili kishte qasje në “materiale të ndjeshme”, nën akuzën se ka publikuar deklaratat islamike në internet dhe zbuloi materialet e brendshme të agjencisë, përcjell albinfo.ch.
Zëdhënësi BFV për Reuters nuk pranoi të publikojë detajet e pozitës së të arrestuarve në agjenci dhe kohën kur ai ishte bashkuar me agjencinë. Ai refuzoi të komentojë edhe për të përditshmen “Die Welt” se 51-vjeçari kishte planifikuar të shpërthente një bombë në zyrën qendrore të BfV në Këln. Urdhri për arrestimin e tij është lëshuar nën dyshimin për konspiracion dhe për vrasje.
“Nuk ka asnjë provë në këtë pikë që ka një rrezik të veçantë për sigurinë e BFV dhe stafit të tij. Njeriu është akuzuar për publikimin e mesazheve islamike në Internet, duke përdorur një emër të rremë dhe ka publikuar materialet e brendshme të agjencisë në internet”, tha zëdhënësi.
Një burim i paidentifikuar nga BFV i tha gazetës “Der Spiegel, Spiegel Online”, duke konfirmuar akuzat se një qytetar i Gjermanisë u përpoq të përcjellë informacione të ndjeshme që mund të rrezikojë agjencinë”.
“Spiegel” shkruan se në prokurori kishte gjurmuar ekstremistin e dyshuar për katër javë dhe se ai është ndaluar për momentin, dhe me hetimin udhëheq prokuroria në Düsseldorf. Personi hyri në shërbimin e kundërzbulimit kohët e fundit për të ndjekur islamistët në Gjermani. Siç tregon ai për “Spiegel”, hetuesit gjetën të dhëna të dyshuara me informacione të rëndësishme të biznesit.
Autoritetet gjermane kanë rritur mbikëqyrjen e grupeve të mundshme militante islamike pas dy sulmeve në korrik e ku përgjegjësinë e mori organizata sunite ekstremiste Shteti Islamik.
Agjencia BFV ka vlerësuar se në Gjermani ka rreth 40.00 islamistë, duke përfshirë 9,200 islamistë të njohur si salafistë, ka thënë Hans-Georg Maas, kreu i kësaj agjencie në një intervistë të mëparshme në nëntor me Reuters.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”













