Shqipëria
Shëtitorja e re në Sarandë, gati më 15 maj
Është shëtitorja “Naim Frashëri” në qytetin e Sarandës, e cila ka marrë një pamje të re dhe infrastrukturë moderne do të përfundojë plotësisht më 15 maj të këtij viti, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri dhe kryetari i Bashkisë së Sarandës, Ardian Gurma, ndoqën nga afër punimet e fundit që po kryhen në shëtitore.
Kreu i qeverisë e cilësoi këtë shëtitore një transformim thelbësor të bregut të qytetit mikpritës, në pritjen e paduruar të një sezoni të lehtësuar turistik.
“Fitoi shumë Saranda me këtë shëtitore, pasi ishte në gjendje të keqe”, tha Rama.
Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Ardian Gurma, tha se “me transformimin e shëtitores kanë fituar shumë bizneset, është rritur shumë vlera e pronës, nuk gjen dyqane me qira, pasi punojnë vetë”.
Gurma tha se “është shtuar hapësira publike e plazheve, pasi kjo pjesë menaxhohet nga bashkia dhe është pa pagesë për publikun”.
“Është shtuar edhe gjelbërimi, kemi mbjellë 120 pisha, ndërsa 22 palma janë mbjellë në krahun tjetër, në pjesën e dytë të shëtitores. Janë 130 shtylla që do të kryejnë ndriçimin e gjithë shëtitores. Qytetarët kanë filluar që tani e përdorin për të bërë shëtitjen e darkës”, shtoi Gurma.
Kryebashkiaku Gurma tha se “kemi porositur edhe karriget e lëvizshme që kushdo që të vijë në shëtitore të mund ti lëvizë dhe të ulet ku të dojë”.
Inxhinieri i firmës që po kryen punimet tha se, “jemi në përfundim të të gjitha punimeve dje janë bërë edhe provat për ndriçimin, na kanë mbetur vetëm disa gjëra të vogla. Në 15 maj do të jetë e përfunduar gjithçka sipas kontratës. Edhe pjesa e plazhit do të sistemohet, janë kryer të gjitha kanalizimet të reja”.
Shëtitorja “Naim Frashëri” do të kthehet në një hapësirë publike shumëfunksionale dhe në shërbim të banorëve e pushuesve gjatë sezonit turistik. Në shëtitore mbizotërojnë elementë që e ruajnë identitetin e qytetit, si për shembull porta hyrëse e Onhezmit, skulptura të realizuara nga artistë lokalë, sheshi i shatërvanit, pemët ekzistuese dhe zonat e gjelbra, pishina e hapur, etj. /atsh
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?













