Integrimi
Shfaqje filmi dhe debat: “Pjesëmarrja të bën të ekzistosh”
Më 3 prill 2017, në orën 19:00, në Shtëpinë e Arteve në Grütli (Maison des Arts de Grütli) do të mund të shikoni shfaqjen e filmit të shkurtër të realizuar nga Albinfo.ch, i cili do të përcillet me një debat rreth “Pjesëmarrjes së të rinjve me orgjinë të huaj” në Zvicër, me praninë e Antonio Hodgers, Sandro Cattacin, Veronica Almedon dhe Nicolas Roguet.
Me qëllim të vetëdijesimit të të rinjve dhe prindërit e tyre për rëndësinë e angazhimit qytetar, politik dhe socio-kulturor në Zvicër, Albinfo.ch ka realizuar një film dhe ka organizuar një debat mbi angazhimin e të rinjve në jetën shoqërore në Zvicër.
Vërejmë se fëmijët dhe të rinjtë me prejardhje emigrante, veçanërisht ata të valëve të fundit të emigracionit, nuk janë shumë aktivë në shoqata si dhe në fushën socio-politike në Zvicër. Për të inkurajuar pjesëmarrjen e tyre, filmi me titullin “Pjesëmarrja të bën të ekzistosh” është prodhuar nga të rinjtë dhe për të rinjtë. Ai u sjell një dëshmi të rinjve me prejardhje emigrante, të cilët janë angazhuar në shoqata të ndryshme në Zvicër. Njohës të kësaj çështjeje si dhe politikanë do të theksojnë ndikimin pozitiv të përfshirjes së të rinjve në integrimin harmonik social, kulturor dhe politik në Zvicër, por edhe për lëvizshmërinë e tyre sociale dhe profesionale.
Ky debat do të përfshijë politikanë dhe njohës të kësaj teme, siç është: Antonio Hodgers, Këshilltar shtetëror në Kantonin e Gjenevës, Sandro Cattacin, profesor në Universitetin e Gjenevës, Veronica Almedon, aktiviste e re dhe anëtare e Komisionit Federal për Migracionin, si dhe Nicolas Roguet (mbetët për ta konfirmuar), komisar për integrim në BIC në Gjenevë.
Shfaqja e këtij filmi, e ndjekur nga debate me aktorë nga fusha politike e shoqërore, do të bëhet edhe në Lozanë dhe në Fribourg, në muajt prill-maj 2017.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit03 Prill 2017
- Ora19:00
- LokacioniGjenevë
- Data e përfundimit3 Prill 2017 - 20:30
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss Dardani, familjar: "Si familje, jemi të befasuar për të mirë nga numri i njerëzve që kanë... -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë -
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028













