Fotolajmi
Shiten të gjithë “iPhonet 7 Plus”
Modeli "iPhone" 5-inch, i njohur si "7 Plus", tradicionalisht po shitet shpejt pas fillimit të shitjes, pasi "Apple" përafroi madhësinë me "iPhone 6" të vitit 2014.
Paketa fillestare e telefonave të mençur “iPhone 7 Plus” janë shitur në gjithë botën, një ditë para se “Apple” të bëjë dërgimin e pajisjeve të reja nëpër dyqane, thonë për “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
Dërgesat e telefonave më të rinj “Apple” janë dërguar në të gjitha ngjyrat, dhe “iPhone 7” me ngjyrë të zezë ishte shitur plotësisht, shtoi kompania.
Konsumatorët, të cilët hyjnë nëpër dyqanet e “Apple” të premten, mund të shohin pajisjet në shitje, por nuk do të jenë në gjendje t’i blejnë telefonat, por do të mund të bëjnë vetëm porosi për modelin që dëshirojnë.
“Ne e vlerësojmë sinqerisht durimin e klientëve tanë, sepse ne punojmë shumë për të ofruar telefonin e ri” iPhone” për këdo që e dëshiron atë, sa më shpejt të jetë e mundur”, tha një zëdhënëse e “Apple”.
“Apple” prezantoi telefonin e ri në San Francisko në fillim të këtij muaji. “Iphone 7” shfaqet me një kamerë të përmirësuar dhe pa kufje tradicionale në kurriz të teknologjisë së re.
“Bazuar në çdo gjë që kemi parë deri tani, duket se kërkesa është e lartë”, tha analisti Jan Dawson nga kompania “Jackdaw Research”.
Modeli “iPhone” 5-inch, i njohur si “7 Plus”, tradicionalisht po shitet shpejt pas fillimit të shitjes, pasi “Apple” përafroi madhësinë me “iPhone 6” të vitit 2014.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina











