Lajme
Shqetësimi i ekonomisë gjermane, shkaku i infektimeve në rritje
Për shkak të numrit në rritje të infeksioneve të reja në Gjermani, është rritur shqetësimi i ekonomisë gjermane. Një valë e dytë do të ishte ekonomikisht shumë më e dëmshme se vala e parë. Kjo sepse shumë sipërmarrje janë në gjendje të vështirë, kanë borxhe të larta dhe gati aspak rezerva, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se mbyllja rishtas e ekonomisë do të ishte më e dëmshme se vala e parë e virusit. Ekonomia gjermane paralajmëron nga pasoja të paparashikueshme sociale e ekonomike. Ndërkohë kundërshtarët e rregullave protestuan në Berlin, shkruan DW.
“Një valë e dytë do të ishte ekonomikisht shumë më e dëmshme se vala e parë. Kjo sepse shumë sipërmarrje janë në gjendje të vështirë, kanë borxhe të larta dhe gati aspak rezerva”, paralajmëron presidenti i Institutit gjerman për Studimet Ekonomike, DIW, Marcel Fratzscher, në gazetën gjermane „Rheinische Post” të shtunën.
Edhe Michael Hüther, drejtor i Institutit të Ekonomisë Gjermane, paralajmëron nga vendosja e një “lockdown” të ri të nxituar. Ky nuk mund të justifikohet për shkak të efekteve kolaterale sociale dhe ekonomike.
Presidenti i sipërmarrjeve të mesme gjermane, BVMW, Mario Ohoven, apeloi te politika që ta pengojë madje një mbyllje të re të ekonomisë. „Do të ishte e papërgjegjshme ta çoje drejt shkatërrimit ekonominë gjermane përmes një „lockdown” të ri”, ka thënë Ohoven për grupin mediati, „Funke Mediengruppe”. „Edhe nëse shpërthimet lokale pjesërisht mund të sjellin rritje të numrit të infeksioneve, nuk duhet që prej kësaj të rezultojë një shutdown i dytë”, ka thënë ai. Pasojat ekonomike të një mase të tillë nuk mund të parashikohen, „kjo kur qeveria gjermane me paketën e ndihmës për Coronën prej 1,2 bilion eurosh e ka shpenzuar barutin e saj”.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













