Shkurt.ch
Shkalla e papunësisë gjatë vitit 2017, 3.2%
Ndërsa aktualisht, ose sipas gjendje së regjistruar në fund të dhjetorit, shkalla e papunësisë në Zvicër është 3.3%
Në fund të dhjetorit të vitit 2017 në Zvicër kanë qenë 146.654 persona të regjistruar si të papunë në entet rajonale të ndërmjetësimit të punës. Kjo shifër është për 12.718 ose për 8 për qind më e ulët se në dhjetorin e vitit 2016, shkruan srf.ch.
Aktualisht, sipas Sekretariatit Shtetëror për Ekonomi (Seco) shkalla e papunësisë në Zvicër është 3.3%.
Shkalla e papunësisë së të rinjve ka shënuar nje rritje të vogël prej 110 personash ose 0.7% gjatë dhjetorit, duke e ngritur në 16.680 numrin e të papunë të kësaj kategorie, transmeton albinfo.ch. Në krahasim me muajin paraprak i bie që ka pasur një rënie prej minus 13.% ose 2.536 veta.
Në tetor të vitit që iku janë regjistruar 2.474 veta që kanë dalë nga programi i ndërmjetësimit të punës. Fjala është për ata persona të cilët e kanë shfrytëzuar gjithë afatin që e mundëson ligji dhe gjatë kësaj kohe nuk kanë arritur të gjejnë punë.
Marrë në përgjithësi, gjatë vitit të kaluar në Zvicër ka pasur më pak njerëz të papunë se një vit më parë, transmeton albinfo.ch. Kështu, shkalla e papunësisë mesatare gjatë gjithë vitit 2017 ka qenë 3.2% që është për 0.1% më e ulët se në vitin 2016.
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Parukierja me kombinim të pazakontë – prerje, larje dhe këshilla juridike Parukierja në Bernë, Geraldine Scherler ka “guxuar” me një kombinim të pazakontë. Pse të zgjidhni midis...
-
Zgjedhjet Evropiane 2024: Një e katërta e popullsisë zvicerane ka të drejtë vote
-
Zvicër: 26-vjeçari vozit me 161 km/h në zonën e kufizimit 80 km/h
-
AAK – dega në Zvicër zgjedh strukturat drejtuese
-
Incidentet raciste në Zvicër – në rritje, veçanërisht në shkolla