Tematike
Shkalla e ulët e inteligjencës “shpëton” kosovarin prej dëbimit nga Zvicra
Sipas aktgjykimit të Gjykatës Federale, koeficienti i tij i inteligjencës është 58 pikë, që korrespondon me nivelin mendor të një fëmije nëntë deri në dymbëdhjetë vjeç
Prej 16 vitesh gjykatat e shkallëve të ndryshme në Zvicër po merren me rastin e kosovarit tani 33-vjeçar. Vendimi për dëbim të personit me të meta mendore madje kishte shkuar deri në Gjykatën Federale, e cila e ka pezulluar atë dhe e ka kthyer lëndën përsëri në gjykatën kantonale të Bazelandit, shkruan baz.ch.
Kjo tani ka thënë fjalën e fundit: Kosovari mund të qëndrojë në Zvicër.
Kosovari 33-vjeçar, i cili jeton në Zvicër që nga viti 1994, është dënuar disa herë për delikte të ndryshme, përfshirë edhe për krime të dhunshme, transmeton albinfo.ch. Në gusht të vitit 2015, Zyra e Migracionit e Kantonit Baselland i kishte hequr atij lejen e qëndrimit dhe kishte marrë vendimin për dëbim të tij nga vendi.
Por ai ka rezistuar duke e shtyrë çështjen shkallë-shkallë deri në Gjykatën Federale, që është shkalla më e lartë e gjyqësisë në Zvicër.
Të mërkurën e javës së kaluar, Gjykata Kantonale, e cila, sipas vendimit të Gjykatës Federale duhej të rivlerësonte çështjen, vendosi që kosovari të mund të qëndronte në Zvicër.
Sipas raporteve mjekësore, personi në fjalë vuan nga inteligjenca e kufizuar si dhe nga një çrregullim ankthi, i shoqëruar me sulme paniku. Sipas aktgjykimit të Gjykatës Federale, koeficienti i tij i inteligjencës është 58 pikë, që korrespondon me nivelin mendor të një fëmije nëntë deri në dymbëdhjetë vjeç, transmeton albinfo.ch. Për pasojë, nuk mund të pritet që ai bëjë jetë të pavarur apo të fillojë nga e para jetën në Kosovë, siç ka vendosur Gjykata Kantonale të mërkurën.
Vendimi për dëbim, i cili i ishte shqiptuar në korrik të vitit 2018, tani është revokuar.
Varësi nga rrjeti familjar
Gjykata Kantonale tani ka arritur në përfundimin se 33 vjeçari nuk është në gjendje të jetojë i pavarur. Edhe pse ai, si baba i dy fëmijëve jeton i ndarë nga nëna e tyre, kosovari është “integruar në familjen e gjerë” dhe varet nga ndihma e tyre.
Një dëbim për të “do të ishte dënim me vdekje”, citon baz.ch motrën e burrit, përcvjell albinfo.ch. Edhe ish gruaja e tij, nëna e fëmijëve të përbashkët, ka deklaruar se fëmijët e tij e donin atë. “Nuk dua që ata të rriten pa baba”, ka thënë ajo.
Në fund, në vendimin e shqiptuar gjyqësor, argumentet personale (paaftësia për jetë të pavarur) kanë peshuar më shumë se precedenti penal dhe mungesa e integrimit ekonomik të kosovarit.
E-Diaspora
-
SHQIPËRIA NË ORËN E GJENEVËS: FATI DIELLOR I AMARILDO PILOS Nga hija e këtyre punishteve të pavarura të Carouge-it në shkëlqimin e vitrinave ndërkombëtare, themeluesi i... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arriti nga Gjermania, arrestohet në Aeroportin “Adem Jashari” dhe dërgohet në burg -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike -
Londër
Kur i thanë “nuk je për këngëtare”, Dua Lipa vendosi të mos dorëzohet
Jeta në Zvicër
-
Hotelet zvicerane nën presion nga çmimet më të ulëta në platformat online Hotelet në Zvicër po përballen me presion në rritje për shkak të çmimeve më të ulëta... -
Swiss Lotto: Analiza 20-vjeçare tregon numrat më shpesh të tërhequr -
Rregulla të reja për patentën në Zvicër nga viti 2027 -
Debat i fortë në Bernë: 1/3 e të pastrehëve në strehimore pa dokumente -
Zvicra ndër vendet më të dobëta në Evropë në luftën kundër duhanit













