Shqipëria
Shkatërrohet banda shqiptare-italiane
Në këtë operacion, i cili ishte i përbashkët edhe me policinë në Shqipëri, janë arrestuar 7 persona, pesë nga ta nga Shqipëria
Policia në kryeqytetin italian ka ndërmarrë një operacion mëngjesin e sotëm, ku është bërë e mundur shkatërrimi i një organizate kriminale shqiptaro-italiane që trafikonte lëndë narkotike mes Shqipërisë, Italisë dhe Belgjikës.
Në këtë operacion, i cili ishte i përbashkët edhe me policinë në Shqipëri, janë arrestuar 7 persona, pesë nga ta nga Shqipëria. Lënda narkotike trafikohej përmes portit të Anversës, ku kjo organizatë kriminale kishte mundur të krijonte një dalje të sigurt doganore përmes bashkëpunëtorëve të tyre.
“Në Shqipëri u arrestuan 2 shtetas shqiptarë, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal: E.H., 41 vjeç, banues në Fier dhe E.SH., 38 vjeç, banues në Fier. Ndërkohë në Itali janë arrestuar 5 shtetas, 3 italianë dhe 2 shqiptarë. Grupi kriminal ishte i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e Romës. Droga e llojit kokainë vinte nga Holanda dhe Belgjika, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë











