Integrimi
Shkëlqim shqiptar në ballon federale gjermane
Gazetarja e njohur shqiptare që jeton në Berlin, Vjollca Hajdari, e cila në këtë mbrëmje kishte marrë pjesë bashkë me motrën e saj, Teutën, ishte mysafirja qe kishte sjellë shkëlqimin shqiptar në ballon gjermane
Drita vezulluese, qilim i kuq, vetura luksoze, ushqim nga kulinaria e lartë dhe pije të zgjedhura ekskluzivisht për elitën e shoqërisë gjermane. Në këtë mes, edhe shqiptarja Vjollca Hajdari.
Si çdo vit, edhe kësaj radhe, balloja gjermane federale e medieve dhe shtypit ka mbledhur në Berlin personat më të njohur publik nga politika, ekonomia, gazetaria, kultura dhe arti gjerman si dhe ai ndërkombëtar. Në këtë gala prestigjioze, e cila është mbajtur në hotelin luksoz Adlon Kempinski pranë Portës së Brandenburgut në Berlin, ishte e ftuar edhe gazetarja Vjollca Hajdari, që jeton dhe vepron në Berlin.
Presidenti Steinmeier me zonjën e tij, duke hapur ballon
Vjollca, e cila në këtë mbrëmje kishte marrë pjesë bashkë me motrën e saj, Teutën, ishte mysafirja qe kishte sjellë shkëlqimin shqiptar në ballon gjermane. Ajo kësaj radhe ka zgjedhur një fustan të gjelbër, të kombinuar me ngjyrë argjendi. “E gjelbra është simbol i shpresës, andaj meqë jemi në prag të festës së flamurit, shpresoj për një të ardhme më të ndritur të shqptarëve” ka thënë Vjollca Hajdari për albinfo.ch.
Si çdo vit, ballon, në të cilën marrin pjesë mbi 2500 mysafirë, e ka hapur presidenti i vendit. Kësaj radhe ky nder për herë të parë i ka takuar presidentit aktual gjerman, Frank Walter Steinmeier i cili këtë e ka bërë me zonjën e tij, duke filluar me vallëzimin tradicional, walzer.
Natyrisht se në këtë mbrëmje të përcjellë nga muzika live, ishin përzgjedhur edhe kuzhinierët më të dalluar për të përgatitur darkën solemne, ku nuk kishin munguar as stridhat e fresketa të detit dhe champagner, vera si dhe birra gjermane, shpjegon më tutje për albinfo.ch, Vjollca Hajdari, e pranishme në këtë mbrëmje të veçantë.
Balloja federale gjermane mbahet për të tretën herë në hotelin Adlon, përderisa 15 vjet me radhë elita politike është takuar në Hotelin Intercontinental. Këtë vit gala gjermane e shtypit dhe mediave, ka festuar 66 vjetorin e themelimit.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Peru
Peru: Edita përfaqëson Kosovën në Kongresin e Endokrinologjisë Endokrinologia shqiptare ligjëroi në gjuhën spanjolle në Cusco, duke prezantuar përvojën e... -
Nuk dëbohet çifti kosovar që kishte marrë 750 mijë franga ndihma sociale -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Pianistja Fatjona Maliqi shkëlqen me recital në Kalanë e Loburgut -
SHBA
Nita Kaprolli, shqiptarja që po ndërton karrierë të jashtëzakonshme në teknologji dhe AI
Jeta në Zvicër
-
Viti 2025 rekord për strehimoret malore të SAC në Zvicër Strehimoret malore të Klubit Alpin Zviceran (SAC) kanë shënuar vitin më të suksesshëm në historinë e... -
Kadmiumi në ushqim ngre shqetësime edhe në Zvicër -
Vaud: Miratohen 807 milionë franga për metrotë e Lozanës -
Talibanët përfitojnë mbi 70 milionë dollarë nga fluturimet mbi Afganistan, ndikim edhe për Zvicrën -
Gjykata në Gjenevë rikthen kufizimin e shpejtësisë 30 km/h në disa rrugë të qytetit
















