Sport
Shkëlzen Gashi shënon golin e 22 në kampionat
Golashënuesi më i mirë në superligën e Zvicrës, Shkelzen Gashi ka shënuar golin e 22-të në kampionatin zviceran duke ndihmuar skuadrën e tij që të barazoj rezultatin 2:2 me Thunin, në ndeshjen e javës së parafundit.
Ndërsa Berat Sadiku ka shënuar dy gola për Thunin.
Futbollisti më i mirë në superligën zvicerane, Shkëlzen Gashin, i cili kryeson renditjen e golashënuesve, pas një jave do të marrë epitetin e shënuesit më të mirë në elitën e futbollit zviceran.
Në një garë të fortë për top golashënues janë dy futbollistët, Shkëlzen Gashi i Bazelit dhe Guillaume Hoarau i Young Boys.
Futbollisti shqiptar, Shkëlzen Gashi, udhëheq me 22 gola të shënuara kundrejt Guillaume Hoarau i Young Boys që ka 5 gola më pak, gjithsej 17 gola të shënuara.
Gashi është në rrugë të mirë për t’u shpallur për të dytin vit radhazi golashënuesi më i mirë në Zvicër.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit Përballë mungesës së personelit të kualifikuar, Parlamenti i Zvicrës ka miratuar rikthimin në shërbim të ish-ushtarëve.... -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Mashtrime dhe telefonata, kush i shet të dhënat tuaja në internet (dhe kush përpiqet t’i fshijë ato) -
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë”














