Lajme
Shkencëtarët paralajmërojnë: Njerëzit po krijojnë lidhje emocionale me AI më shumë se me njerëzit
Një studim i fundit tregon se njerëzit mund të ndjejnë afërsi emocionale me inteligjencën artificiale (IA), ndonjëherë më shumë sesa me të tjerët. Hulumtimi u krye nga Prof. Dr. Markus Heinrichs dhe Dr. Tobias Kleinert nga Universiteti i Freiburgut, së bashku me Prof. Dr. Bastian Schiller nga Universiteti i Heidelbergut. Pjesëmarrësit ndjenë më shumë intimitet kur nuk e dinin se po komunikonin me një IA.
Në dy studime online, 492 pjesëmarrës diskutuan për përvoja personale dhe emocionale, duke marrë përgjigje nga një person ose nga një model i bazuar në IA. Rezultatet treguan se kur nuk e dinin që bisedonin me AI, ndjenja e afërsisë ishte po aq e fortë sa me një person tjetër, dhe në disa raste, pjesëmarrësit ndiheshin më afër IA-së, pasi ajo zbulonte më shumë informacion personal. Kur u informuan paraprakisht se do të flisnin me AI, ndjenja e afërsisë u ul ndjeshëm.
Studiuesit theksojnë potencialin e IA-së në mbështetje psikologjike, kujdes shëndetësor, arsimin dhe këshillimin, por paralajmërojnë edhe për nevojën për udhëzime etike dhe rregullatore për të siguruar transparencë dhe për të parandaluar abuzimet.
Prof. Schiller vëren: “Inteligjenca artificiale po bëhet gjithnjë e më shumë një aktor shoqëror, dhe mund të krijojë lidhje të thella emocionale me njerëzit.”
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













