Futboll

Shkodran Mustafi rikthehet në stërvitje

Futbollisti shqiptar, Shkodran Mustafi, javë më parë i ishte nënshtruar një operimi dhe për një kohë ka mbetur jashtë fushës.

Kurse, tani siç duket Mustafi ka arritur rikuperimin e madje është rikthyer edhe në stërvitje, shkruan Sinjali Sportiv.

Mustafi ka publikuar së fundmi një fotografi në të cilën shihet duke u stërvitur me Arsenalin.

Kurse, mediat angleze kanë raportuar se skuadra londineze është e gatshme të pranojë oferta për futbollistin shqiptar.