Lajme
Shkoi në Siri, humbi shtetësinë zvicerane
Sipas ligjit, një shtetas i dyfishtë mund të hiqet nga kombësia zvicerane nëse "sjellja e tij ose saj është seriozisht e dëmshme për interesat ose reputacionin e Zvicrës"
Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) filloi procedurat kundër një gruaje me kombësi të trefishtë zvicerane, franceze dhe tuniziane.
30-vjeçarja e dyshuar si duket u largua nga Zvicra për në Siri tre vjet më parë me dy fëmijët e saj për t’u anëtarësuar në grupin e Shtetit Islamik, përcjell albinfo.ch.
Raportet thonë se ajo u arrestua nga forcat kurde pranë Baghuz në veri të Sirisë në fillim të këtij viti. Autoritetet zvicerane akuzojnë gruan për pjesëmarrje në krime të kryera jashtë vendit, si pjesë e veprimtarive terroriste, duke minuar interesat e Zvicrës.
Sipas ligjit, një shtetas i dyfishtë mund të hiqet nga kombësia zvicerane nëse “sjellja e tij ose saj është seriozisht e dëmshme për interesat ose reputacionin e Zvicrës”, dhe kjo mund të përfshijë raste kur personi ka kryer një krim të rëndë në lidhje me aktivitetet terroriste ose ekstremizmi i dhunshëm.
E dyshuara ka 30 ditë kohë për të apeluar procedurën, sipas RTS.
Rasti i dytëKy është vetëm rasti i dytë i tillë në Zvicër kohët e fundit. Muajin e kaluar, SEM i tërhoqi shtetësinë zvicerane një shtetast të dyfishtë me origjinë turke. Ai u shpall fajtor për përhapjen e propagandës dhe rekrutimin e xhihadistëve në Zvicër.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit 740 projekte ndërtimi në Cyrih, qyteti publikon listën e punimeve... -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit













