Lajme
“Shkolla Shqipe” hap dyert edhe në Rapperswil – Jona të Kantonit të St. Gallenit
Një tjetër qendër e arsimit shqip në Zvicër bëhet realitet falë punës dhe përkushtimit të mësuesit Vaxhid Sejdiut dhe prindërve në rajonin e Rapperswil – Jonës, të Kantonit të St. Gallenit
Rapperswil – Jona, 8 nëntor 2025 – Në prag të festave të Nëntorit, një tjetër vatër e arsimit shqip në Zvicër u bë realitet. Falë përkushtimit të mësuesit dhe veprimtarit Dr. Vaxhid Sejdiu, në bashkëpunim me prindërit e komunitetit shqiptar, u hap zyrtarisht pika më e re e “Shkollës Shqipe” në qytetin Rapperswil – Jona të Kantonit të St. Gallenit.
Kjo nismë është dëshmi e vullnetit të palëkundur të prindërve shqiptarë për ta ruajtur gjuhën dhe kulturën amtare te brezat e rinj. Fëmijët tashmë kanë mundësinë të mësojnë shqip çdo të shtunë, në kushte të mira mësimore dhe me një atmosferë të ngrohtë bashkëpunimi.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë prindër e nxënës, të cilët me emocion e gëzim shënuan fillimin e këtij kapitulli të ri arsimor.
Me këtë hapje të re, “Shkolla Shqipe” forcon edhe më shumë rrjetin e saj në Zvicër dhe vijon misionin për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar në diasporë.
Mësimi zhvillohet çdo të shtunë, në dy grupe – për nivelin e parë dhe për nivelin e dytë – në ambientet e shkollave zvicerane, me kushte të përshtatshme dhe atmosferë të ngrohtë për fëmijët.
Ceremonia e hapjes u mbajt të shtunën, më 8 nëntor 2025, në prag të festave të Nëntorit, dhe u shënua me shumë gëzim, emocione dhe entuziazëm nga prindërit e nxënësit e parë.
Klasa e parë në këtë qendër u mbush plot me buzëqeshje e hare. Oaza, Joni, Zekirja, Janina, Aurora, Ravana, Muhamedi, Briana, Lorisi, Lorena, Aurelei, Laurina, Loresa, Valoni, Loriku, Leoni, Aniku dhe Noari ishin ndër nxënësit e parë që morën pjesë në orët e para të mësimit në gjuhën shqipe.
Falënderime të veçanta iu drejtuan edhe Drejtorisë së shkollës në Rapperswil – Jona, e cila me mirëkuptim dhe bashkëpunim të plotë mbështeti hapjen e kësaj pike të re shkollore.
Ashtu si në çdo vend ku vepron, “Shkolla Shqipe” në Zvicër vijon misionin e saj fisnik për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar në diasporë.
Thënë shkurt, një tjetër rreze drite u shtua sot në horizontin e arsimit shqip në Zvicër – “Shkolla Shqipe” në Rapperswil – Jona është tashmë realitet!
Sektori për informim
E-Diaspora
-
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit 77 mijë aplikime për votim nga jashtë Kosovës... -
LDK mban takim me mërgatën në Austri -
Shqiptarja debuton në ekranin e madh me filmin britanik kriminal “A Gangster’s Life” -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë
Jeta në Zvicër
-
Statistika: Hajnat deportohen më shpesh nga Zvicra sesa dhunuesit e vrasësit Statistikat e Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) tregojnë se rreth 62% e të huajve të dënuar... -
Punimet në Gotthard do të shkaktojnë vonesa për trenat zviceranë në janar 2026 -
Nga dita e diel: Shërbimi i ri i Léman Express për në aeroport -
Zyrtare: Tarifat amerikane për produktet zvicerane u ulën në 15% -
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais













