Lajme
Shkolla Shqipe në Zvicër anulon mësimin
Shkolla Shqipe në Zvicër ka bërë të ditur se do të ndërpresë mësimin deri në vendimin e ardhshëm të institucioneve zvicërane, shkruan albinfo.ch.
Ky është njoftimi i plotë:
Të nderuar prindër,
Ashtu siç jeni informuar, edhe po ju shkruajmë, në vazhdën e përpjekjeve për ruajtjen e sigurisë dhe shëndetit të të gjithëve.
Vendimi i institucioneve zvicerane për mosmbajtjen e mësimit në shkollat publike dhe ato private na detyron edhe neve t`i bashkëngjitmi këtij vendimi, me shpresën më të madhe që ta tejkalojmë këtë situatë sa më shpejtë dhe sa më lehtë.
Pra, edhe mësimi në shkollat shqipe nuk do të mbahet deri në një vendim të ardhshëm. Shpresoj në mirëkuptimin e juaj.
Po ashtu ju njoftojmë se ne mësuesit e shkollave shqipe do të mbetemi në kontakt me prindërit dhe nxënësit për një organizim të njësive mësimore nga largësia. Kushtet e sotme na e mundësojnë një gjë të tillë pothuajse të gjithëve. Prandaj, në ditët në vijim do të marrim edhe një qëndrim, si dhe do t`iu njoftojmë me kohë.
Ju lutemi inkurajoni fëmijët tuaj, të lexojnë, të luajnë, me qëllim që sa më mirë ta kalojnë këtë kohë.
Shpresojmë që do të dëgjojmë vetëm mirë për ju dhe familjet e juaja.
Këshilli Pedagogjik dhe Prindëror i Shkollave Shqipe në Zvicër
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave














